Vijojnë negociatat mes PD dhe aleatëve për zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në selinë blu Dule, Mediu dhe Duka

Vijojnë negociatat mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatëve të saj për një koalicion të mundshëm mes tyre.
Në selinë blu janë paraqitur aleatët e mundshëm të PD në zgjedhje.
Në selinë e Partisë Demokratike janë paraqitur njëri pas tjetrit kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.
Gjithashtu në selinë e PD është paraqitur edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.