Vijojnë punimet në aksin rrugor në Xhafzotaj, Sako: I shërben 400 banorëve të zonës

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh sot, se një tjetër aks rrugor po rehabilitohet në njësinë administrative të Rrashbullit.
Sako e cilësoi këtë investim, një tjetër zotim të mbajtur në përgjigje të kërkesës së banorëve të kësaj zone.
“Vijojnë punimet për rehabilitimin e një aksi në zonën e Xhafzotaj. Asfaltimi i kësaj rruge lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben 400 banorëve të kësaj zone”, thotë Sako në një postim në rrjetet sociale.
Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.
Nga punimet në aksin në Xhafzotaj në njësinë administrative Rashbull 1 nga 9/a.f/r.e/