E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë punimet në nyjën e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës


TIRANË, 16 mars/ATSH/ Vijojnë punimet në nyjën e Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodër, ku po realizohet ndërhyrje infrastrukturore me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kantieri i punës në këtë segment.

“Një ndërhyrje e rëndësishme që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët”, u shpreh Rama.

Nyja e Bahçallekut konsiderohet një nga pikat më të rëndësishme të aksesit në qytetin e Shkodrës, ndaj ndërhyrja pritet të ndikojë në përmirësimin e lëvizjes dhe të standardeve të sigurisë rrugore në këtë zonë. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›