E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamje nga ‘Komuna e Parisit’

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetet sociale nga operacioni në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, duke theksuar se këto hapësira po u kthehen qytetarëve.

Policia Bashkiake e Tiranës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) janë duke bashkëpunuar në terren për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik. Ky aksion po zhvillohet në çdo njësi administrative të kryeqytetit me qëllim heqjen e çdo zaptimi të paligjshëm.

Në postimin e tij, Kryeministri thekson se procesi do të vijojë, pavarësisht kundërshtimeve. Ai paralajmëron se “në fund të gjitha do ikin, por bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›