E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon ndërhyrja e FA për shuarjen e zjarreve në Dajt dhe Pukë

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit.

Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje në rrjetet sociale të punës së zjarrfikësve në terren të angazhuar më malin e Dajtit dhe në disa zona në Pukë.

Sipas MM-së vëmendja kryesore mbetet në malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga ajri me helikopter.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se pavarësisht vështirësive të terrenit, aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, në Pukë situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm.

“Zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes”, njoftoi MM.

Sipas MM-së, në zonë janë angazhuar 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe një helikopter.

/m.q/r.e/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›