E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon operacioni “Labirinti 2”, pranga 20-vjeçarit të shpallur në kërkim, akuzohet për shpërndarje droge

Policia e Tiranës ka vijuar goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Labirinti 2”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë finalizuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës për shtetasin me iniciale S. G., 20 vjeç.

I riu ishte në kërkim policor pasi ndaj tij rëndonte masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›