E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon operacioni “Shkolla të pastra”, arrestohet 28-vjeçari, sekuestrohen kokainë dhe 2 pistoleta

Vijon operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra” në Tiranë. Policia ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Rreshit Petrela”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan:

2 pistoleta dhe municion luftarak;

363 gramë kokainë, të ndarë në 235 doza;

1 peshore elektronike.

Në pranga u vu shtetasi Orges Ferazini, 28 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›