E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vijon riparimi i segmentit Theth-Ndërlysë, siguri dhe akses më i mirë për vizitorët

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në një nga zonat më të frekuentuara turistike në veri të vendit.

Sipas Ramës, në segmentin Theth – Ndërlysë po zhvillohen ndërhyrje për riparimin dhe përmirësimin e rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e aksesit për vizitorët.

Rama e cilësoi ndërhyrjen të domosdoshme për të garantuar më shumë siguri dhe akses më të mirë në këtë zonë turistike.

“Një tjetër hap konkret për ta bërë më të aksesueshëm dhe më të sigurt një nga destinacionet më të bukura të Shkodrës”, shkruan Rama.

Rruga pësoi dëmtime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës gjatë stinës së dimrit.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›