Vijon të jetë i bllokuar proçesi i numërimit në KZAZ 33, Çaushaj: Incidenti u vëtëkrijua
Vijojnë sërish tensionet politike në njësinë numër 4 në kryeqytet. Pas ndërprerjes së procesit të numërimit në mesditë pritej që të riniste rreth orës 18:00, por duket se dicka e tillë nuk do të ndodhë.
Përplasja mes palëve politike vijon dhe duket se situata nuk do të kthehet në normalitet pa sqarimin e pretendimeve nga palët.
Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Policise, Bernard Caushaj, i cili pas inpektimit në KZAZ Nr. 33 e ndodhur në Shkollën “Bajram Curri” në Tiranë deklaroi se të gjitha strukturat e policisë së kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për ruatjen e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit të votave deri në përfundim të të gjithë proçesit zgjedhor
Sipas tij incidenti në njësinë Numër. 33 u vetëkrijua, duke hedhur poshtë akuzat e PS.
Tani që po flas nga KZAZ në mënyrë verbale është dhënë versioni se nuk ka shkelje por përgatisin procesverbalin tia dërgojnë prokurorin. Përvecse vendit të numërimit të votave, policia ka detyrë kryesore të garantojë dhe rendin për qytetarët. Detyra jonë është të garantojmë procesin e votave dhe rendin dhe qetësinë. Policia ka qenë në krye të detyrëstha Caushaj, ndërsa bëri thirrje që të ruhet qytetësia në KZAZ-të e Tiranës aty ku policia është e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Për tensionin në KZAZ 33 në Njësinë Nr.4, te vendosur në shkollën Bajram Curri, Fatmir Xhafaj denoncoi faktin se drejtues të policisë së burgjeve po numërojnë votat.
Ai tha se tentativa për manipulimit të votave është kryer kur po ndërrohej turni i oficerëve të policisë duke shfrytëzuar kompaninë CEZ Shpërndarje, e cila sipas Xhafajt në makinën e kësaj kompanie kishte vota që do futeshin në njësi në favor të PD.