E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve

Masivi pyjor i Drenies vijon të jetë i përfshirë nga flakët edhe gjatë mbrëmjes së sotme.

Që prej orëve të para të mëngjesit, shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga forcat e ushtrisë, kanë vijuar betejën me flakët për neutralizimin e zjarrit.

Terreni i vështirë, që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona, si edhe era e fortë, kanë favorizuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërhyrja nga toka vijon ende, ndërsa forcat në terren po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të siguruar një perimetër mbrojtës, veçanërisht në zonat pranë banesave.

Situata mbetet në monitorim, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe forcat e angazhuara në terren vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›