Viktima e parë në autostradën e Kukësit

Rubik, 11 gusht - Shënohet viktima e parë për këtë vit në autostradën Milot-Kukës-Morin, ndërkohë që numri i aksidenteve me pasojë vdekjen edhe për këtë vit është mjaft i lartë, ku gjatë këtij viti Shqipëria
regjistron 383 persona të vdekur dhe 368 persona te plagosur, duke e
renditur këtë vend të dytin në Evropë pas Greqisë për sa i përket numrit të aksidenteve rrugore. Në orët e mbrëmjes së martë, një grua 40 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka gjetur vdekjen teksa është përplasur nga një autoveturë me drejtues një shtetas të Kosovës.
Burime policore të Mirditës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fang të Bashkisë së Rubikut, në aksin dykalimësh të autostradës Milot-Kukës-Morin. Autovetura me targa të Zurichut, me drejtues një shtetas të Kosovës, ka përplasur një kalimtare në afërsi të fshatit Fang të Rubikut, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.
Bardhe Perlleshi, 40 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, banore e fshatit Fang, është viktima e aksidentit. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka përcaktuar si shkak të aksidentit prerjen e rrugës nga viktima, në një zonë ku dhe shpejtësia e automjeteve është e limituar në një kuotë mesatare shpejtësie. Bëhet e ditur se autovetura, e cila shkaktoi aksidentin ka qenë duke ecur në autokolonë, pasi ky sezon është i tejngarkuar në trafik, ndërsa viktima e ka prerë rrugën në një distancë shumë të afërt me automjetin.
Megjithatë drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në Komisariatin e policisë Mirditë për t’iu nënshtruar procedurave hetimore. Gjithsesi është viktima e parë për këtë vit me pasojë vdekjen, që është regjistruar në autostradën Milot-Kukës-Morin.