Viktima e pedofilit nderpriten kerkimet ne Sharre

Kërkimet në landfillin e Sharrës janë ndërprerë, pasi policia e sheh të
pamundur gjetjen e eshtrave të vogëlushit të vrarë me anë të trupave të
saj.
Pritet ardhja e ndonje menyre tjeter apo mjeti te specializuar kërkimesh për eshtrat, por që ende nuk jepet ndonjë informacion se kur do të jetë koha e duhur. Por kjo apati ne kerkime ka rënë në sy të familjarëve të vogëlushit, të cilët kërkojnë shpejtësi në veprimet e shtetit.
Pedofili para Gjykatës
45-vjeçari pedofil i akuzuar për vrasjen e një fëmije dhe abuzim me të mitur do të dalë Manjaku vrasës“Nuk kthehet dënimi me vdekje”Frikë në familjen e pedofilit Dosja e monstrës në 2008-ën të mërkurën para Gjykatës së Tiranës, ku do t'i caktohet edhe masa e sigurisë.
Ardian Prrenjasi është emri i cili ka sjellë një reagim të ashpër nga gjithë opinioni publik në ditët e fundit.
Ndërkohë policia pritet të rinisë kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela, të cilin monstra ka deklaruar se e ka hedhur atje.
Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e së dielës Ardian Prrenjasin.
45-vjeçari mbante prej dy ditësh një 10-vjeçar, të cilin e kishte rrëmbyer dhe kishte ushtruar dhunë në apartamentin e tij.
Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.
Familjarët: Na e sillni pesë minuta këtu se do ta vrasim vetë
Zana është motra e madhe e Ardianit. Ajo është martuar në të njëjtin qytet dhe tashmë po kujdeset për nënën e saj të sëmurë. Mjaft e tronditur për gjithçka ka ndodhur thotë se ai nuk ka qenë më vëllai i tyre qysh prej dhjetë vjetësh.
Ajo rrëfen momentet e vështira që po kalon pas publikimit të lajmit për vëllain e saj, ndërkohë që kujton sesi e kanë dëbuar nga shtëpia në vitin 2004 dhe vëllezërit nuk e lejuan të merrte pjesë as në varrimin e të atit, kur ai u rishfaq si i penduar. Në një intervistë për “Shqip”, ajo ka rrëfyer marrëdhëniet me vëllain dhe sesi ndihet familja e saj pas lajmit shokues.
Prej sa kohësh nuk e shihni më vëllain tuaj?
U bënë më shumë se dhjetë vjet. Ai nuk ishte më vëllai ynë për gjithçka kishte bërë në Greqi dhe këtu. Nuk mund ta pranonim të vinte në shtëpi më. Nuk e pranuam as kur vdiq babai. Ai erdhi dhe ne ia mbyllëm derën. Ishte vëllai ynë, por për ato që kishte bërë nuk mund të ishte më. Na ka detyruar të mos dalim më në dritë të diellit për ato që ka bërë. Nuk dinim asgjë se ku ndodhej, mendonim se ishte jashtë vendit, vetëm kur u dha lajmi i kobshëm.
Çfarë menduat pasi e morët vesh për atë çfarë kishte bërë?
Çfarë të mendoj. Na e nxiu faqen. Do ia puth dorën dhe këmbën atij që do ta vrasë atë njeri që s’mund të quhet vëlla më. I bëfshim gropën se na shkatërroi jetën me veprimet e tij. Vareni në mes në Tiranës. Vëreni në litar dhe vareni. Ose na e sillni për pak minuta në banesë se e vrasim vetë. Nuk meriton të jetojë. Le të dënohemi ne, por ai mos të jetojë më.
Po nëna e tij si e mësoi ngjarjen?
Nëna është 76 vjeçe, pësoi parainfarkt nga dhimbja. Ka më shumë se dhjetë vjet që nuk e sheh. Qysh kur ka vdekur babai as nuk e kemi ftuar dhe nuk ia kemi hapur derën. Ai jetonte në Tiranë vitet e fundit. Ne nuk kemi komunikuar fare, menduam se kishte ikur sërish në Greqi. Herën e parë kur iku në Greqi dhe ra në burg i humbëm lidhjet. Kur erdhi, pasi ishte dënuar, nuk e futëm në shtëpi. Kishte fjalë këtu për të, por ne nuk donim ta besonim. Tani që ka vrarë një njeri duam vetëm ta vrasim me duart tona.
Ka abuzuar me fëmijë këtu. Keni dëgjuar gjë?
Para disa vitesh ka ndodhur një gjë e tillë, por atëherë ai u largua dhe nuk e mora vesh. Ka qëndruar larg zonës sonë. Nuk kemi dashur të mësojmë asgjë për të pasi e kemi dëbuar. Nuk ishte më biri i kësaj shtëpie.
Maniaku vrasës ka abuzuar me fëmijët që prej 24 vitesh
Ardian Prrenjasi, maniaku i arrestuar, i ka shfaqur shenjat e tij të pedofilisë që prej 24 vjetësh, fill pas mbarimit të ushtrisë, pikërisht në vitin 1989, kur është dënuar për herë të parë për ngacmime seksuale. Kjo vërtetohet si nga vëllai i tij, i cili rrëfen se kishte dhjetë vite që nuk e dinte me se merrej Ardiani, pasi e kishin dëbuar nga shtëpia, ashtu edhe nga dosjet e vjetra në ngarkim të tij, pavarësisht se deri para dy ditësh, ai ishte i lirë nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar prenë e tij. Po ashtu edhe fqinjët, djali i njërit prej të cilëve, ka rënë pre e dhunës seksuale nga Prrenjasi, tregojnë sesi e kanë njohur të arrestuarin, të cilin nuk e panë më pas vitit 2004.
Historia
Prrenjasi rezulton se me mbarimin e detyrimit ushtarak, në vitin 1989 është arrestuar nga drejtësia e kohës, duke e dënuar për ngacmim seksual. Pas disa viteve burg, ai lirohet përsëri dhe vazhdon jetën në Greqi. Atje, sipas të dhënave të policisë, ai është dënuar dhe ka vuajtur 4 vite burg, përsëri për akuzën e “ngacmimit seksual ndaj të miturve”.
Por, me mbarimin e dënimit, Prrenjasi është kthyer në Shqipëri për të vazhduar jetën, ku sipas banorëve të zonës së Prenjasit ai është martuar, por që familjarët e tij e mohojnë një fakt të tillë. Pikërisht në vitin 2003, i sapokthyer në Shqipëri, ai fillon punë me një kamionçinë për transportin e punëtorëve të hidrocentraleve në zonat e thella të Librazhdit. Ai transportonte edhe banorë të zonës, që shisnin veshje të përdorura në ato zona. Pasi punon për një vit, në vitin 2004 regjistrohet një ngjarje abuzimi me një 10-vjeçar në qytezën e lindjes, e cila edhe sot e kësaj dite nuk dihet sesi është mbyllur, ndërkohë që babai i fëmijës ka kërkuar disa herë të rihapet çështja. Fëmija i abuzuar ishte shok me nipin e Ardianit (djalin e motrës). Sipas të dhënave, një ditë ai merr me vete nipin dhe shokun e tij me makinë. Familjarët e dy fëmijëve bëhen merak dhe fillojnë ta kërkojnë. Fillimisht gjejnë nipin që kishte zbritur më parë dhe Ardiani kishte ikur vetëm me djalin 10-vjeçar. Të gjithë në Prenjas e dinë se me atë fëmijë është abuzuar, por askush nuk di të thotë se si u veprua. Familjarët e gjetën fëmijën të tronditur, por çështja u mbyll nga policia. Në atë kohë, familja e dëbon Ardianin nga shtëpia dhe ai largohet sërish drejt Greqisë. Nga ajo kohë nuk u fol më për Ardian Prenjasin.
Ai u shfaq në Përrenjas vetëm pak kohë më vonë, kur i vdiq i ati, por vëllezërit e tij nuk e pranuan më në shtëpi. Nga kjo ditë, për shkak të precedentëve në Greqi, ai nuk shkoi më në emigracion, por iu drejtua Tiranës. Vetëm 4 vite më pas, konkretisht në prill të vitit 2008, Prrenjasi arrestohet nga policia dhe më pas dënohet me gjobë nga gjykata, edhe pse në ngarkim të tij u ngrit akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një të miturit, të cilin kishte arritur ta mashtronte duke e futur brenda në shtëpi. Katër vite më pas, Prenjasi goditi sërish, duke mashtruar, mbytur dhe zhdukur trupin e 11-vjeçarit Çela, me të cilin nuk kishte arritur të abuzonte. Ndërsa dy net më parë u zbulua rasti i fundit, ku ai abuzoi me një tjetër të mitur, zhdukja e të cilit çoi në arrestimin e tij.
Dëshmitë
Familja e Ardian Prrenjasit, teksa duhet të përballet me turpin që i ka rënë, siç thonë vetë ata, tashmë ndaj tyre kanë nisur edhe kërcënimet. “Që natën e parë më telefonuan dhe më thanë se do na zhdukin si familje. Mua s’më dhimbset jeta fare. Por, vëllai im e meriton të varet. Kam sedër. Nuk kemi fytyrë e faqe të flasim. Ishalla e vrasin e ishalla e presin. Gomarllëqet që ka bërë ai nuk mund të shlyhen. S’po e vras mendjen për veten time. Jam bërë që të më jepni një armë e të vras veten, po kam hallin e fëmijëve. Kam hallin e nënës”, thotë Besnik Prenjasi, vëllai i Ardianit. Më tej, ai shpjegon se e ka dëbuar vëllain vite më parë. “Nuk meriton të ketë këtë mbiemër. Ai na ka njollosur me turp, sepse jemi familje që e mundohemi ta nxjerrim bukën e gojës me djersë, prandaj e dënojmë dhe kërkojmë dënimin maksimal për vëllain tonë atë të dënimit me vdekje”, shprehet vëllai.
Ndërsa fqinjët nuk dinë ç’të thonë, pasi për ta, Ardiani kishte ikur refugjat dhe nuk ishte kthyer më. Por, banorët e tjerë shprehen se ai ka abuzuar edhe me katër fëmijë të tjerë. Ferit Nergjoni shprehet se pas kthimit nga Greqia, Ardiani u kthye në Përrenjas. “Thuhet se ka pasur mbi 3-4 raste. E mora vesh mbrëmë. Ai e ka pak dënimin me vdekje. Vret fëmijët e pambrojtur”, thotë Nergjoni, ndërkohë që Uran Koçi, një tjetër banor i Përrenjasit. thotë se kjo që ka ndodhur i ka nxirë faqen edhe vetë Përrenjasit. “Ka faj edhe shteti se ai para tre vjetëve ka kërcënuar edhe këtu seksualisht dhe ka bërë veprime të turpshme. Atje ka vazhduar prapë avazin e vjetër. Është krim. Nuk e di se çfarë dënimi duhet për të, veçse me prerje mishi”, shton Koçi, ashtu si shumë banorë të tjerë të qytezës.
Maniaku, hetime për të tjera krime
Pas përdhunimit të një të mituri, por edhe vrasjes së të miturit tjetër Julian Çela, po në Laprakë nga i dyshuari kryesor Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka abuzuar seksualisht edhe me femijë të tjerë.
Dyshimet jane te forta per nje tjeter femije te abuzuar po ne te njejten lagje. Njeri nga prokuroret e çeshtjes Ervin Karanxha e deklaroi kete te dhene hetimore per Top Channel sapo ka lene banesen e monstres, qe tashme konsiderohet si nje vendngjarje me prova te rendesishme.
"Po e hetojmë për shumë ngjarje. Kemi dyshime për abuzime të tjera pedofilie dhe po mbledhim prova", tha Karanxha.
Nderkohe, Sektori i Krimeve te Renda ka vijuar këqyrjen kriminalistike te baneses se marre me qira nga 45-vjeçari Prrenjasi, i cili bashkejetonte me nje 24-vjeçare nga Dibra, ku dhe kane gjetur gjurme te shumta si dhe njolla gjaku. Por grupi i hetimit ka qene teper i rezervuar duke qene se po mblidhen prova dhe deshmi per te vertetuar nese Ardian Prrenjasi eshte nje maniak pedofil serial.
Berisha: Nuk kthehet dënimi me vdekje
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar akt barbar ngjarjen, që tronditi vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku 45-vjeçari Ardian Prrenjasi, pasi u arrestua për rrëmbimin dhe përdhunimin e një të mituri, rrëfeu se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, djalin e ish-drejtorit të SHISH.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë e pedagogë, duke folur për herë të parë mbi këtë ngjarje, kryeministri Berisha tha se nuk mund të ekzekutohet dënimi me vdekje, pasi vendi ynë jeton në një hapësirë europiane, që e ndalon atë.
“Rasti i djeshëm është nga rastet më tragjike, më tronditëse, është një barbari e vërtetë, dhe nga dje deri më sot mund të kem marrë me qindra mesazhe, në celularin tim dhe në Facebook, që kërkojnë dënimin me vdekje, ekzekutimin apo masat më të rrepta. Unë kam mirëkuptim për të gjitha këto, sepse ngjarja është tmerrësisht tronditëse, por nga ana tjetër, ne jetojmë në një hapësirë europiane, e cila në vendosmërinë më absolute ka hequr dënimin me vdekje dhe kjo është bërë në respekt të konventës europiane të të drejtave të njeriut. Shqipëria është një vend anëtar i Këshillit të Europës dhe, çdo hap mbrapa që mund të bëjmë, Shqipëria merr përsipër dënimin e saj”, tha kryeministri Berisha.