E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimizimi i Klodit

24/03/10 18:10

Jetmir dhe Hakiu flasin për Bertinën, duke marrë shkas nga sjelljet e saj gjatë javëve që është në nominim. Miri thotë me shaka se ajo ose ka rrëshkitur, ose po bën interesanten, ndërsa Hakiu e merr më me seriozitet bisedën dhe thotë se gjatë nominimit, Bertina është vërtetë aktive e nuk fle si javët e tjera, por sipas përgjigjeve që i ka dhënë atij, ajo nuk e pranon këtë gjë duke thënë se gjithnjë është aktive, madje edhe Erioni po kështu mendon për veten. Hakiu mendon se Bertina ka fituar siguri në vetvete pikërisht se i kaloi me sukses dy herët që ka qënë në nominim. Ata flasin për emocionet dhe stresin që ka java e nominimit, por Hakiu shprehet se tashmë u mësua me këto lloj emocionesh dhe thotë se hera e parë ka qënë e vështirë për të. këtë mendim ndan edhe Jetmiri. Hakiu i thotë se e di që Miri e ka nominuar sërish këtë javë, por ai e bind se nuk është ashtu dhe këtë mund ta kuptojë kur të dalë. Miri shton se ka të tjerë më problematikë se ai që e kanë radhën për tu nominuar prej tij dhe shprehet se ai është i vetmi që i ka mbetur për të komunikuar ashtu sic dëshiron. Duke vazhduar bisedën për komunikimin që ka me Kikën, të cilin ai e vlerëson pozitivisht, Miri shprehet se nuk ka se cfarë tu bëjë të tjerëve duke nënkuptuar Klodin dhe veprimin e tij që e nxori jashtë vetes Mirin. Pavarësisht se nuk po e shpreh, kjo gjë nuk kalohet lehtë dhe ka koston e saj- vazhdon Miri. Hakiu tregon se asnjëherë nuk e ka nominuar Klodin, pikërisht për ti dhënë mundësin që ta njohë si njeri e për mos ta rrezikuar që të dalë, por sipas tij, kjo gjë nuk po ndodh sepse nuk po e njeh si njeri, por vec si Klodi që ka atë orientimin seksual. Ai thotë se sa herë që ulet për të biseduar me të, Klodi gjithnjë do e akuzojë se është ai që nuk do të flasë me të, si një mënyrë kundërveprimi ndaj të tjerëve dhe për Hakiun, këto janë masa paraprake të Klodit, që tjetri të mos ketë se cfarë ti thotë më pas. Miri thotë se ka vënë re që Klodi flet gjithnjë me nënkuptime e nëse i sjell probleme me banorët, e ka mundësinë që ta ndryshojë variantin e bisedës. Ai mendon se Klodi do nga të tjerët që ti kërkojnë falje, ndërsa vetë nuk e bën asnjëherë, madje as nuk pranon që ta bëjë. Sipas Mirit, Klodi duhej ti kërkonte falje për veprimin që bëri ndaj tij, nëse vërtetë ai nuk kishte prapamendim dhe u bë për lojë. Të dy banorët mendojnë se Klodi viktimizohet në lidhje me homoseksualitetin e tij. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›