E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilanova me Barcelonën si në Big Brother!!

Që nga shkuarja e Tito Vilanovës në Amerikë për shërim të mëtutjeshëm, skuadra e Barcelonës thuhet se është shëndrruar në një lloj Big Brother. Edhe pse nuk është afër lojtarëve të tij, Tito Vilanova e kalon pjesën më të madhe me Barcelonën.

Në seancat stërvitëse të skuadrës janë vendosur kamera në të gjitha anët. Vilanova në SHBA e ka dhomën e tij të posaçme me plot televizorë ku shikon gjatë tërë kohës seancat stërvitëse të Barcelonës.

Por jo vetëm kaq. Vilanova udhëheqë tani çdo stërvitje të Barcelonës nga Amerika duke i mundësuar aktivizimin e SKYPE ku të gjithë lojtarët mund të dëgjojnë Live udhëzimet taktike të Vilanovës.

Vilanova është trajner i Barcelonës nga SHBA edhe në ndeshjet kur skuadra luan në fushë. Vilanova komunikon gjatë tërë kohës me programi "Whatsapp" në telefonin e Jordi Rouras, të cilin e udhëzon për formacionin dhe zëvëndësimet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›