E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas: Jemi në pozitë të mirë në EL

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Voas, është i kënaqur me pikën e nxjerrë ndaj Maribor në Europa League, duke thënë se ekipi tij ende ka shans të mirë të vazhdojë më tej.

Grupi mbetet i hapur pasi Lazio dhe Panathinaikos barazuan, që do të thotë se të katër ekipet ende anë gjasa të vazhdojnë garën më tej.

“Pjesa e dytë ishte skajshmërisht e mirë, pjesa e parë jo aq e mirë. Ne u kthyem në ndeshje, që ishte kënaqësi ta shohësh sërish dhe është mirë për ne të rikthehemi”.

“Nuk është rezultati që ne e parashikuam, duke marrë parasysh barazimin mes Lazios dhe Panathinaikos, por sigurisht ne do të nxjerrim një pikë”.

“Grupi është krejtësisht i hapur. Ajo çfarë na pret ne tani janë dy ndeshje në shtëpi dhe ne mendojmë se jemi në një pozitë të mirë”, ka thënë Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›