E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e të miturës që dhunoi 17 vjeçaren në Fier

Sapo ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit  gjyqësor Fier , 19 vjeçarja Lionela Lamaj.

Ajo do të paraqitet para trupit gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve për vijimin e zbatimit të masës së sigurimit .

Ajo u vu në pranga me kërkesë të Peokurorisë e dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Heqja e paligjshme e lirisë” e parashikuar nga neni 110 i kodit penal , kryer në bashkëpunim.

Në pritje te seances per dhenien e mases se sigurise personale ne gjykaten e Fierit, nena e nje prej 15 vjeçareve me mase sigurimi “ Shtrim i perkohshem ne nje spital psikiatrik,

pohon se shqetesimini tyre ka qenë i hershëm , që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9- vjeçare publike disa muaj më parë.

Ajo pohon se kishin nevojë të ndihmoheshin nga shkolla dhe psikologia por janë përzën.

Nëna tregon se vajza vinte në orët e para të mengjesit në shtëpi dhe thoshte si kishte qenë me shoqet, ndonëse familja nuk njihte asnjë prej tyre.

Nëna e saj pohon gjithashtu se ndihet e shqetësuar pasi nuk është në  dijeni as të diagnozes e as të trajtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›