E Martë, 3 Nëntor 2026

Violinistja shqiptare, pjesë e një trio klasike – Laureta Çuku do të kthehet sërish

Violinistja Laureta Çuku, se bashku e dy muzikantë Italian, profesorin Fabio Batisstelli dhe violinisten Valentina Antonelli kanë performuar si trio në një koncert me muzike klasike të mbajtur në Kishën Katolike në Vlorë në nder të Shën Donatit. Ata kanë sjellë kolonat zanore të Enio Moricones, si edhe muzikë popullore shqiptare.

Artistët italian, të cilët vinë për herë të parë në Shqipëri shprehen të befasuar nga mikpritja.

“Është hera e parë që jam në Shqipëri dhe u ndjeva shumë mirë. Jeni një popull i mrekullueshëm. Më bëri përshtypje mikpritja dhe mbi të gjitha kultura juaj muzikore”, tha një i huaj.

“Më pëlqen shumë Shqipëria dhe në veçanti mikpritja. Do të rikthehem sërish si pjesë e një turi në prill”, tha një e huaj.

Laureta Çuku u vlerësua nga Albania Exellence edhe për historinë e saj te suksesit, ndërkohë që ajo do të kthehet sërish në një tur në prill së bashku me orkestrën që drejton “Giovani Armonie”.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›