E Martë, 3 Nëntor 2026

Virozat e stinës, rreth 50 vizita ditore në pediatri, të prekura të gjitha grup moshat

Rreth 50 fëmijë të grup moshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për të marrë shërbimin mjekësor pranë Urgjencës së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës. Temperaturat e larta dhe virozat e stinës së verës kanë sjellë çrregullime shëndetësore tek fëmijët por kjo nuk është një situatë shqetësuese pohon shefi i shërbimit të pediatrisë.

“Simptomat kryesore të fëmijëve kanë qenë ato të cilat janë  karakteristike për stinën e verës siç janë ato të sistemit gastrointerstinal”, u shpreh Robert Rado, Shef i shërbimit të pediatrisë, Korçë.

Mjeku pediatër këshillon prindërit të tregojnë kujdes të shtuar sa i takon higjienës së fëmijëve por edhe ushqimit. Sa i takon Koronavirusit, Rado thotë se raste të prekurish  tek fëmijët nuk ka pasur. Sa i takon virozave të stinës, nuk ka pasur raste me komplikacione.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›