Virxhinia ndalon dënimin me vdekje

Shteti i Virgjinias në SHBA ka njoftuar se ka hequr dënimin me vdekje, duke u bërë shteti i 23-të i SHBA-së që merr një vendim të tillë.
Guvernatori demokrat, Ralph Northam, nënshkroi legjislacionin përmes një ceremonie pasi bëri një vizitë në vendin ku është kryer ekzekutimi i 102 personave që ishin dënuar me vdekje.
Ai shtoi se dënimi me vdekje përdoret në mënyrë disproporcionale ndaj njerëzve me ngjyrë, të cilët kanë qenë 296 nga 377 të burgosurit e ekzekutuar nga ky shtet në shekullin e 20-të.
Popr, republikanët thonë se dënimi me vdekje duhet të mbetet një mundësi dënimi për disa krime dhe që të ofrojë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.
Që nga themelimi në vitin 1608, Virginia renditej e para në mesin 50 shteteve në vend, me afër 1.400 dënime me vdekje.
Vetëm dy persona kanë qenë aktualisht të dënuar me vdekje në Virgjinia dhe dënimet e tyre tani do të shndërrohen në burgim të përjetshëm pa mundësinë e ankesës.