E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti 2014, i keq për median malazeze

Ndërkohë, një nga arsyet që ka rënduar situatën në këtë vend është edhe gjendja e vështirë financiare në të cilat ndodhen televizionet dhe gazetat

2014 ka qenë një vit i keq i për mediat në Mal të Zi, ku më shumë se 150 gazetarë kanë humbur vendin e tyre të punës, ndërsa një television falimentoi.

Unioni i Mediave në fqinjin tonë verior ka shprehur shqetësim për mënyrën se si punonjësit po shkarkohen nga pronarët e tyre duke kërkuar një forcim të ligjit për median. Ndërkohë, një nga arsyet që ka rënduar situatën në këtë vend është edhe gjendja e vështirë financiare në të cilat ndodhen televizionet dhe gazetat.

Sipas Unionit, 2014 ka qenë edhe një vit më i keq se 2013 ndërsa mediat përballen me borxhe të thella dhe rrezikohen nga falimentimi.

Unioni i Mediave i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë menjëherë në konsideratë masat e nevojshme duke ulur TVSH-në për mediat e shkruara dhe ato televizive.

Rreth 2000 persona punojnë aktualisht në 58 radio dhe televizione si dhe në 167 gazeta dhe revista të ndryshme në Mal të Zi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›