E Enjte, 5 Nëntor 2026

Viti i Ri nis me binjakë/ Rama: Lajm i një viti me bereqet

Viti i Ri ka nisur me binjakë.

Dy djem ishin bebet e para të vitit 2025, të cilët lindën në martenitetin Mbretëresha Geraldine.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si lajm të një viti që pritet të jetë me bereqet.

“Çfarë viti filloi. Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë. Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›