E Hënë, 2 Nëntor 2026

Viti i ardhshëm shkollor, në Shkodër krahas infrastrukturës duhen edhe oficerë sigurie

Viti shkollor që po mbyllet për institucionet ka sjellë disa nevoja emergjente. Një ndër to është pajisja me oficerë sigurie.

Drejtorja e zyrës vendore arsimore në Shkodër, Brisela Kadija bën me dije se rregullorja e shkollës është plotësuar me vendime të reja.

Në Shkodër janë 9 shkolla të pajisur me oficer të sigurisë, numër i cili pritet të rritet përgjatë javëve vijues.

“Aktualisht institucionet arsimore ku 9 prej tyre kanë oficer sigurie. Gjatë procesit mësimor shkollat janë të ruajtura edhe me roje që ofrohen nga bashkia”, u shpreh Brisela Kadija, Drejtore e ZVA në Shkodër.

Sipas drejtueses arsimore, trekëndëshi prind-nxënës-mësues kërkon më shumë bashkëpunim. Pritet që viti i ri shkollor të ketë më shumë investime si në infrastrukturë edhe në sigurinë e nxënësve duke rritur numrin e oficerëve.

Gazetare: M Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›