Viti i ri akademik urojne kreret e vendit

Kryeministri Sali Berisha uroi studentet per nisjen e vitit te ri akademik 2010-2011.
Duke folur nga Akademia e Arteve shefi i qeverise theksoi se per here te pare nisin universitetin 70 perqind e atyre qe mbaruan maturen.
Berisha premtoi mbeshtetje per Akademine e Arteve prej se ciles kane dale emra te medhenj.
Nderkohe presidenti i Republikes Bamir Topi uroi studentet e Shqiperise nga Universiteti Bujqesor ne Kamez. Topi uroi nje vit te mbare akademik per studentet dhe pedagoget.
Edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli uroi nga fakulteti i Drejtesise nisjen e vitit te ri akademik duke vleresuar se studentet e kesaj dege jane e ardhmja e kombit.
Drejtesia ka nevoje qe te shkundet. Askush nuk mund te dale mbi ligjin tha Topalli.