E Martë, 3 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, Elisa Spiropali: Trajtim të barabartë për fëmijët në vështirësi shëndetësore

Me nisjen e vitit të ri shkollor, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka deklaruar se do të ketë trajtim të barabartë për fëmijët në vështirësi shëndetësore.

“Për fëmijët e qendrës burimore që kanë vështirësi shëndetësore ne të bëjmë të mundur që ata të marrin trajtim të barabartë dhe me dinjitetit për shkollimin dhe jetën e tyre”, tha Spiropali nga Qendra Burimore për Fëmijët me aftësi ndryshe.

E pyetur nga gazetarët si ndihej që mori drejtimin politik të Tiranës, Spiropali tha se është njësoj, përveç faktit që i rritet përgjegjësia.

“Shqipëria është njësoj nga Tirana në Tropojë dhe nga Tropojë  në Konispol, për ne qe merremi me politik nuk ka ndonjë ndryshim, përveçse shtohet  ndonjë e përgjegjësisë”, tha kryeparlamentarja Spiropali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›