E Hënë, 2 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, Koçiu ndan mesazhet e fëmijëve nga qendrat e kujdesit social

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Në të gjithë vendin, nesër nis viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.

Në prag të vitit të ri shkollor 2025-2026, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot mesazhet e disa fëmijëve nga qendrat e kujdesit social në vend.

Gjatë përgatitjeve të tyre, me çantat, librat dhe rrobat, vogëlushët shprehen të lumtur për nisjes e shkollës ditën e nesërme.

“Çantat dhe rrobat janë gati për ditën e parë të shkollës”, shprehet Koçiu.

Ministrja Koçiu pohon se “fëmijët tanë nga qendrat e kujdesit social janë plot emocion për këtë fillim të ri drejt dijes, me buzëqeshje dhe miqësi të reja që i presin”.

Koçiu u ka uruar suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të bukur!

Një prej fëmijëve në qendrat e kujdesit social, Anjeza thotë se po bën gati çantën për nesër dhe se është shumë e lumtur.

Një tjetër, me emrin Borela shprehet se ndihet shumë e gëzuar që nesër fillon shkolla.

/e.i//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›