E Enjte, 5 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, Rama: Shkolla “Kamber Benja” në Këlcyrë, standarde më të mira për 300 nxënës dhe mësues

Viti i ri shkollor i gjeti nxënësit e shkollës “Kamber Benja” në Këlcyrë, në ambiente tërësisht të reja, të rikonstruktuara me kushte bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë e cila hapi dyert me standardet më të mira për 300 nxënës dhe mësues.

“Një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Këlcyrë, që sapo ka hapur dyert me standardet më të mira për 300 nxënës dhe mësues”, u shpreh Rama.

Në 9 shtator nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Viti i ri shkollor nisi me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive për nxënësit në të gjithë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›