E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti shkollor Burgaj paraqet masat e marra

Drejtori i policise se Shtetit Hysni Burgaj ne nje konference per shtyp ka bere te qarta masat e ndermarra nga policia per sigurine publike prane shkollave dhe qendrave studentore dhe shkollat e te gjitha niveleve.

Ne fjalen e tij Burgaj theksoi se keto masa do te merren qe ne diten e pare te shkolles dhe ne vazhdim dhe prane shkollave do te angazhohen punonjes policie te cilet do te garantojne rendin dhe sigurise publike ne shkolla dhe prane tyre.

Nderkohe Burgaj kerkoi nje bashkepunim si nga drejtuesit e shkollave stafet pedagogjike komunitetin e prinderve nxenesit por dhe nga punonjesit e sigurise te vete institucioneve arsimore.

Gjithashtu Burgaj thekson se do te ndihmohet edhe per levizjen e lire te mjeteve dhe te kembesoreve ne afersi te shkollave si dhe do te marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtesve.

Sipas tij vemendja ne kete drejtim do te perqendrohet ndaj drejtuesve te mjeteve qe ecin me shpejtesi apo parkojne ne vende te ndaluara ne afersi te shkollave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›