E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vitin tjetër “Lajthiza” edhe kanaçe, kompania do të prodhojë produktet energjike dhe çajrat e ftohtë

Eksperienca 25-vjeçare në treg i ka mësuar kompanisë “Lajthiza” si mund të kapërcehen pengesat, për të qenë më pranë konsumatorit, që ndër vite i ka qëndruar besnik.

Pas dominimit të tregut me ujin natyral mineral, që është i balancuar me minerale dhe me cilësi të veçanta për shëndetin, Lajthiza po zgjeron gamën e produkteve që ofron për konsumatorin, duke investuar miliona euro në kompani.

“Instalimi ka nisur në muajin gusht dhe tani sapo kemi hedhur në treg produktin e parë, që është uji natyral mineral i gazuar në ambalazhin plastik, direkt pas mbarimit të prodhimit të ujit me gaz ne do të hedhim në treg pijet e gazuara në këtë linjë të re. Kjo është një linjë e kapacitetit shumë të lartë, shumë e sofistikuar, shumë e avancuar, ku çdo paketohet nga robota automatikë, përmban investim disa miliona eurosh dhe vjen me një garanci nga gjigandi teknologjik “Krones”, me të cilin “Lajthiza” ka një bashkëpunim prej shumë shumë vitesh”, tha Eva Halluni, drejtore teknike në kompaninë e ujit “Lajthiza”.

Në fillimin e vitit të ri, “Lajthiza” do të marrë edhe formën e kanaçave, sipas shijeve të çdokujt.

“Direkt pas instalimit dhe marrjes në dorëzim nga “Krones” të kësaj linje, fillon instalimi i linjës së re të kanaçave, përsëri mban vulën e “Krones”. Një linjë me 54 mijë kanaçe në orë, një teknologji shumë e avancuar. Produktet që do të nxjerrim aty do të jenë pije energjike, lëngje të gazuara, ujëra automatikë, çarja të ftohtë”, theksoi Halluni.

Sfida që ka me veten e shtyn “Lajthizën” të shkelë vazhdimisht rrugë të reja.

“Në pranverë kemi instalimin e një linje tjetër, që është linja 5 litroshe, një linjë familjare. E para është instaluar në Kinë, e dyta do të instalohet në Lajthizë. Jem i krenarë që po bëjmë një instalim të kësaj përmase. Është e dyta në botë”, tha Halluni.

Në çdo përvojë të re, “Lajthiza” garanton se do të udhëhiqet nga cilësia dhe transparenca për konsumatorin.

“Kjo është Lajthiza, ky është ekipi ynë, pavarësisht disa sfidave dhe pengesave, ecim përpara”, përfundoi Halluni./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›