Vizat, Berisha: Në 6 muaj, 2 milionë shqiptarë jashtë Shqipërisë
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha tha se përpos numrit të shtuar të atyre që kanë hyrë në Shqipëri është rritur edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë nga Shqipëria. Sipas tij, këto janë efektet që ka dhënë tek qytetarët shqiptarë liberalizimi i vizave.
Në 6 muaj mbi 2 milionë shqiptarë kanë dalë nga vendi i tyre për qëllime të ndryshme, 347 mijë më shumë sesa para vizave- tha Berisha.
Krei u qeverisë, shtoi se këta nuk janë borgjezia e vendit, këta janë populli, janë zemrat e përcëlluara nga dhimbja dhe malli për të takuar njerëzit e tyre.
Ai akuzoi sërish opozitën për përpjekje për të bllokuar liberalizimin e vizave.