E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Berisha PE vote pro heqjes se rregjimit

Nje dite para votimit te shumepritur te Parlamentit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine kryeministri Sali Berisha deklaroi se ky vendim eshte nje pergjegjesi i madhe per te gjithe vendin. Sipas tij me liberalizmin e vizave udherrefyesi do te vazhdoje te jete nje program pune i qarte per qeverine pasi shtoi Berisha Franca i cila paraqitet ne median vendase si nje vend bllokues i vizave ne te vertet kerkon thjeshte garanci.

Per shqiptaret vota e neserme eshte nje pergjegjesi e madhe per ne. Udherrefyesi dhe kerkesat u udherrefyesit per heqjen e vizave te jene nje program i vazhdueshem. Qeveria franceze nuk kundershton procesin por kerkon garanci dhe garancia qe kerkon qeveria franceze dhe qeverite partnere eshte qe qeveria shqiptare dhe autoritetet shqiptare udherrefyesin e kane nje program te vazhdueshem pune. Lufta kunder kriminalitetit lufta kunder korrupsionit do te njohin dimensione te reja tha Berisha.

Ai kerkoi nje sensibilizim me te madh te qytetareve per detyrimet qe duhet te respektojne ata me liberalizmin e vizave duke u fokusuar sidomos tek te rinjte. Duke folur ne mbledhjen e qeverise Berisha duke iu referuar deklarates se opozites per rifillimin e protestave ne tetor tha se pavaresishte kesaj politike kabineti do te vazhdoje axhenden e ngjeshur te liberalizmit te vizave dhe integrimit.

Qeveria vazhdon axhenden e saj me intesitet te madh. Krahas axhendes se zhurmes mediatike ekziston edhe axhenda e qeverise qe eshte axhende reformash axhende e heqjes se vizave axhende e projekteve te medha e cila nuk mund te cenohet nga asgje tjeter tha Berisha.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›