Vizat, Berisha ironizon Ramën: Nuk është mirë tia lëmë meritën vetëm njërës palë

Tiranë, 5 tetor NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin dhe të paraqitet në Kuvend, por nga ana e saj PS ka lëshuar sërish sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës njofton Berishën se do të kthehet në Parlament vetëm nëse nuk pengon hapjen e kutive.
Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ti bërë thirrje PS-së të marrë pjesë në Kuvend duke lënë mënjanë mëritë.
Madje veç apelit për të marrë pjesë në Kuvend, Berisha nuk hezitojë ti bëtë edhe disa premtime opozitës si ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo edhe se do të dëgjonte me çdo kusht zërin e socialistëve në Parlament.
Ftoj opozitën të japë kontribut në parlament për reformat. E garantoj se zëri i saj do dëgjohet madje në përmirësimet e kodit ne bazë te sugjerimeve të OSBE, opozita do të ketë rol vendimtar, deklaroi sot Berisha.
Më tej Berisha kërcënon të majtën se po humbet meritat që i takojnë në çështjen e liberalizimit të vizave pasi nëse ata nuk marrin pjesë kjo e drejtë ju mohohet dhe merita i kalon mazhorancës.
E ftoj të tregojë me pranin e saj se e mbështet liberalizimin e se nuk është kundër këtij procesi.
Ne do ta realizojmë çdo reformë, por nuk është mire tia lëmë meritën vetëm njërës palë, tha Berisha gjatë mbledhjes me vartësit e tij.
k.k/NOA