Vizat Brukseli i shqetesuar

Belgjika, Gjermania dhe Suedia ankohen në Komisionin Europian për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit që përfitojnë nga regjimi i lirë i vizave.
Kjo gjë ka detyruar komisioneren Cecilia Malmstrom t'u kërkojë, përmes një letre, ministrave të Brendshëm të Shqipërisë, Bosnjes, Maqedonisë dhe Serbisë, informacione mbi masat e marra për parandalimin e këtij fenomeni.
“Dua të tërheq vëmendjen tuaj mbi shifrat e fundit të mbledhura nga sistemi i alarmit dhe t’ju kërkoj të merrni të gjitha masat e nevojshme në përgjigje. Të dhënat e mbledhura nga fundi i sezonit të verës dhe fillimi i shtatorit tregojnë për disa vende Dua të tërheq vëmendjen tuaj mbi shifrat e fundit të mbledhura nga sistemi i alarmit dhe t’ju kërkoj të merrni të gjitha masat e nevojshme në përgjigje
Cecilia Malmstrom
Komisionere për Cështjet e Brendshme, KE një rritje të prekshme në numrin e përgjithshëm të aplikimeve për azil, konkretisht në Gjermani, Belgjikë dhe Zvicer, që në veçanti mbeten më të prekurat”, thotë Malmstrom në letrën e saj.
Letra e komisioneres ndaj ministrave të Brendshëm në rajon shoqërohet dhe me të dhënat alarmante. Suedia raporton se gjatë muajit gusht ka pasur shtim të azilkërkuesve me shtetësi shqiptare në nivelin 163%, krahasuar me muajin paraardhës.
Me të njëjtën përqindje pozicionohet dhe Bosnja, ndërsa vërehet ulje në aplikimet e shtetaseve serbë e malazezë.
Në Gjermani është shënuar rritje me 50% në aplikimet e shqiptarëve gjatë muajit gusht, ndërsa në Belgjikë rezultojnë 36% kërkesa më shumë se gjatë së njëjtës periudhe të muajit të kaluar.
“Do t’ju isha mirënjohëse që të merrja nga ju, përpara forumit ministerial të Ohrit, përgjigjen tuaj me një listë të masave praktike që janë marrë, si dhe me ato që synohet të vihen në zbatim”, thuhet në letrën e siguruar nga TCH.
Forumi i ministrave të Brendshëm BE-Ballkan mbahet më 3 dhe 4 tetor në Ohër. Përvec kësaj, në letër komisionerja Malmstrom fton të gjithë zyrtarët e rajonit që merren me vizat në një takim urgjent pas ministerialit të Ohrit, me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Europian.
Ndërkohë, zëdhenësi i KE-së, Michele Cercone u shpreh për TCH se, nëse vendet e rajonit nuk reagojnë në kohë dhe sic duhet ndaj shqetësimeve të ngritura nga BE, atëherë rrezikohet liberalizimi i vizave.
Në maj të këtij viti, Komisioni propozoi një klauzolë sigurie për vendet anëtare, që mundësonte pezullimin e përkohshëm të regjimit të lirë pa viza ndaj një vendi në rast abuzimi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha injoron paketën e PS-së
I sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Sali Berisha nuk mbajti ndonjë qëndrim të qartë rreth paketës me 10 kërkesa të opozites, në këmbim të së cilës Partia Socialiste do të bashkëpunonte me mazhorancën për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. KQZ, 'ok' djegies së fletëve të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me unanimitet me 7 vota pro dhe asnjë kundër, djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit. “Integrimi në BE, hapa mbrapa”
I ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up" në Top Channel ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen ka shpalosur pikëpamjet e tij, për procesin e integrimit duke deklaruar se dera e BE-së për Shqipërinë është e mbyllur nga mosrealizimi reformave integruese Trimëria jonë e gënjeshtërt
Monika Shoshori Stafa - Kureshtja e shqiptarëve mbaroi bashkë me mbarimin e dosjeve të hapura prej australianit të çuditshëm, shpeshherë të mbuluar me teori konspiracioni, Julian Paul Assange, gazetar, publicist, programues programesh. Një ditë, njerëzit u zgjuan të trishtuar se shtypi i ditës nuk kishte më ushqim të freskët për ta: dosjet u mbaruan, thashetheme nuk ka më.
Varfëria e të pasurve të Shqipërisë
Adri Nurellari - Një ndër arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në Shqipëri është papërgjegjshmëria ndaj komunitetit dhe kombit që kanë përfaqësuesit e elitës së vendit, pra atyre që kontrollojnë ekonominë dhe politikën dhe që kanë në dorë levat që mund të sjellin përmirësimin.
Lajmet kryesore
Tiranë, ekzekutohet Arjan Selimi
Partneri i Inis Gjonit qëllohet me armë zjarri
“Integrimi në BE, hapa mbrapa”
Berisha injoron paketën e PS-së
Vret të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten