Vizat, De Brouwer: Shqipëria shënon progres

Zyrtari i Komisionit Evropian, Jean Louis De Brouwer ka vlerësuar progresin e shënuar nga Shqipëria për liberalizimin e vizave. Ai theksoi se qeveria shqiptare ka bërë përparim të dukshëm pasi janë miratuar plane veprimi dhe janë përgatitur projektiligje dhe procedura që përbëjnë kusht për heqjen e vizave. Ai theksoi se procedurat për liberalizimin e vizave nuk janë një proces politike, por një proces objektiv që mbështetet në plotësimin e kritereve. Zyrtari i KE-së, theksoi se qeveria shqiptare duhet të marrë masa të mëtejshme për të arritur heqjen e vizave. "Pikat e kalimit kufitar duhet kenë gjithë paisjen e nevojshme. Duhen marrë masa edhe për luftën kundër korrupsionit në kufi. Është e nevojshme të testohet edhe procesi i shkëmbimit të informacionit mes agjencive të ndryshme", shtoi ai.
Ndërkohë , zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha se marrëveshja për liberalizmin e vizave me BE-në do jetë një renie e dytë e murit të Berlinit për vendin tonë që nga ardhja e demokracisë. Meta vlerësoi BE-në që i jep mundësinë vendin tonë të hyjë në dialogun intensiv për liberalizmin e vizave. "Qeveria e konsideron një aksion të rëndësishëm procesin e liberalizmit të vizave. Është shënuar progres në drejtim të legjislacionit të miratuar, por edhe të zbatimit, veçanërisht planit për veprim për luftën kundër krimit të organizuar", pohoi Meta.
Ai tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet për liberalizmin e vizave.