E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Fajon Komisioni Europian udhezime per Kosoven

Kosova ka shume per te bere ne permbushjen e kritereve per liberalizimit te vizave por duhet te ndermerren reformat akoma me te medha ne menyre qe Kosova te perfshihet deri ne vitin 2011 ne kete proces. Keshtu u shpreh ne diten e dyte qe qendrimit ne Kosove eurodeputetja sllovene Tanja Fajon. Pas takimit me ministrin e Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi eurodeputetja sllovene tha se mosnjohja e Kosoves nga pese vendet anetare te Bashkimit Evropian nuk do te paraqes problem per liberalizimin e vizave pasi behet fjale per nje proces teknik dhe jo politik sic u shpreh ajo.

Presim qe Komisioni Evropian te leshoje disa udhezime te qarta nje strategji per heqjen e regjimit te vizave ne menyre qe Kosova te perqendrohet ne zbatimin e ketyre kritereve. Do te jete nje rruge e gjate qe do te kerkoje shume por mendoj se eshte e nevojshme te shkohet permes kesaj rruge. Nese do te ndodhe kjo deri ne fundin e vitit te ardhshem mendoj se Kosova do te jete ne gjendje te hyje ne regjimin pa viza. Ajo qe mbetet eshte ceshtje politike te cilen autoritetet jane duke e trajtuar tashme tha Fajon.

Ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi ka kerkuar nga Bashkimi Evropian me shume perkrahje per Kosoven ndersa ka premtuar edhe me shume pune nga institucionet vendore per permbushjen e kritereve te kerkuara.

Ka shume pune qe ne duhet te bejme por eshte ne prioritetet me te larta qe Qeverise se Kosoves. Me kapacitetet tona qe i kemi ne dispozicion dhe me ndihmen e Komisionit Evropian ne jemi optimist se deri ne fund te vitit 2011 do ti permbushim kushtet teknike dhe me te drejte presim qe atehere te mendohet seriozisht edhe per Kosoven qe te mos mbetet vend i izoluar tha Rexhepi.

Fajon ka kerkuar nga institucionet e Kosoves qe te punojne me shume ne permbushjen e kritereve qe kane te bejne me sigurine e dokumenteve te kufijve dhe te ndermarrin hapa me serioze ne luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›