E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Fajon Kujdes me kufizimet

Tanja Fajon europarlamentarja me e njohur dhe me e dashur per shqiptaret pak kohe pasi loboi per vendimin pozitiv te Parlamentit Europian per heqjen e vizave ne Shqiperi tani po pret se bashku me shqiptaret vendimin perfundimtar te Brukselit me 8 nentor. UPDATE

Kete dite ajo e cilesoi ne nje takim me te rinj dhe studente ne Tirane si nje dite historike per Shqiperine qe sipas saj punoi fort dhe e meritoi vendimin per heqjen e vizave.

Ne do ti japim fund procesit perpara Krishtlindjeve ne menyre qe shqiptaret te levizin te lire gjate pushimeve te dimrit dhe ky do te ishte nje lajm i shkelqyer. Do te ishte nje lajm i shkelqyer sepse te vizitosh miqte dhe familjen gjate pushimeve te dimrit eshte vertet fantastike dhe une e di mire kete tha Fajon.

Qendrimin ne Tirane e ftuar nga Levizja Europiane ne Shqiperi europarlamentarja Fajon e ka shfrytezuar edhe per te ndergjegjesuar shqiptaret qe te respektojne rregullat per levizjen pa viza.

Nje apel ky qe vjen pak dite pasi Komisioni Europian ka paralajmeruar me ane te nje letre se mund te riktheje regjimin e vizave per shkak te numrit ne rritje te personave qe kane kerkuar azil.

Nje gje qe dua te theksoj eshte se udhetimi pa viza do te thote se ekzistojne edhe disa detyrime dhe disa kufizime. Qytetaret ne Shqiperi duhet te dine se liberalizimi i vizvae nuk do te thote qe ata te shkojne jashte shtetit te kerkojne per pune te kerkojne shtetesi apo azil. Dhe eshte shume e rendesishme qe per kete te jeni te ndergjegjshem sepse nese pas tre muajsh ju do te qendroni ilegalisht ne ndonje vend ju do te perballeni me shume veshtiresi dhe keto vende do ti kthejne mbrapsht keta njerez. Duhet te jete e qarte se kjo mundesi nuk duhet te keperdoret tha Fajon.

Duke e konsideruar levizjen e lire nje hap te rendeishem drejt integrimit europian te vendit europarlamentarja Fajon kishte nje apel edhe per politikanet shqiptare.

Jam e sigurte se Shqiperia do te vazhdoje ne rrugen e integrimit dhe u bej apel politikaneve pergjegjes ne vend te jene vertet te angazhuar per kete te bisedojne me njeri-tjetrin dhe te punojne per te miren e qytetareve te tyre theksoi europarlamentarja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›