Vizat, Kolegji miraton rekomandimin per Shqiperine

Kolegji i Komisionereve miratoi pa diskutime rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen.
Ashtu sic u njoftua nje dite me pare nga Top Channel, ky rekomandim eshte pozitiv por i kushtezuar me permbushjen e kritereve te mbetura nga te dy vendet e prapambetura te rajonit per kete proces.
Per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperise i kerkohet strategji per riintegrimin e te riatdhesuareve, zbatim efikas i kuadrit ligjor per luten ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, e po keshtu zbatim efikas te ligjit te ri per konfiskimin e aseteve kriminale.
Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas "procedures se shkruar" dhe hyn ne fuqi te enjten ne oren 12:00.