E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Malmstrom ne Tirane Berisha i jep garanci Brukselit

Nese shqiptaret shkelin ne menyre sistematike dhe kolektive kushtet e Brukselit per te liberalizuar levizjen procesi do te bllokohet. Komisionerja per ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Evropian Cecilia Malmstrom nga Tirana konfirmon nje fakt te tille duke shtuar ketu lutjen per te mos zhgenjyer besimin e Komisionit Europian.

Ne kemi qene teper te qarte per kete aspekt. Ne rast se do te kete abuzim sistematik te procesit e perseris sistematik atehere po i gjithe procesi do te rishikohet. Kushtet jane teper te qarta. Nuk do te donim qe ato te thyheshin prandaj kam ardhur ketu sebashku me kolegun belg. Mbi te gjitha tju informojme ju per keto kushte por do te mbeshtetemi tek qeveria shqiptare qe te beje pjesen e vet te informimit. Ju lutemi ju lutemi mos na zhgenjeni tha Malmstrom
Kundrejt porosive te Malmstrom dhe ministrit belg per emigrimin qeveria shqipate ka dhene garaci se nuk do kete shkelje rregullash.

Per te garantuar ploteisht komisionin presidencen belge dhe cdo vend anetar te BE se qeveria ime mbetet e vendosur per nje bashkepunim te plote dhe total ne menyre qe te shmangim parandalojme cdo lloj pasoje negative ndaj ketij akti madhor bujar fisnik tha kryeministri Sali Berisha.

Institucionet shqiptare ne vecanti policia ka marre te gjitha masat persa i perket azhornimit te analizes se riskut perforcimit te mekanizmave te deportimit dhe rikthimit te te deportuarve do te vazhdoje te veproje me te gjitha masat informuese parandaluese dhe ndeshkuese per kedo tha ministri i brendshem Lulzim Basha.

Vetem pak dite pasi Komisioni Europian miratoi liberalizimin e vizave per Shqiperine Cecilia Malstrom vjen ne Tirane per te percjelle mesazhin domosdoshmerine e zbatimit te rregullave. Pjese e axhendes se saj te ngjeshur ishin dhe takimet me studentet dhe biznesin.

Elona Gjylmi
Azhornuar se fundi e shtune 13 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›