Vizat, Meta: Qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me opozitën

Tiranë, 16 nëntor NOA - Opozita ka rolin e pazëvendësueshëm në procesin e integrimit evropian, ndaj qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me të, për mbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe më gjerë, në kuadër të reformave për përgatitjen e vendit për statusin kandidat.
Kështu ka deklaruar sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë konferencës Regjim pa viza për Shqipërinë-Hapat e fundit.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë Meta tha se qeveria është në hapat e fundit, në plotësimin e kritereve të KE-së.
Në dhjetor presim misionin e parë vëzhgues për bllokun 1, dhe misionet për blloqet e tjera do të pasojnë në fillim të vitit të ardhshëm. Ne kemi besim se propozimi i Komisionit Evropian do të jetë pro heqjes së vizave me Shqipërinë tha ministri i Jashtëm.
k.k/NOA