E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Olldashi Vendimi pasi permbushem reformat

Levizja e lire e shqiptareve u garantua nga permbushja e reformave dhe realizimi i zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne vend. Ka qene ky shpjegimi qe ka dhene ministri i transporteve Sokol Olldashi ne nje takim me te rinjte e qytetit te Fierit. Ai ka hedhur poshte akuzat e opozites per procesin e fundit elektoral duke kerkuar nga kreu i PS-se Edi Rama qe te riperserise deklaratat e bera pas 28 qershorit.

Nuk do te kishte qene e mundur te arrihej liberalizimi i vizave neqoftese Shqiperia nuk do te bindte cdokend prej kancelarive te vendeve europine qe Shqiperia di te beje zgjedhje te lira te ndershme zgjedhje qe plotesojne standartet e OSBE-se. Ne ia arritem kete me 28 qershor dhe do te donim qe edhe ne kete pike te kishim pasur kontributin e Partise Socialiste. Do te donim qe kryetari i tyre te ishte permbajtur deklaratave qe beri diten e pare pas zgjedhjeve kur tha qe keto jane zgjedhjet me te mira te bera ndonjehere ne Shqiperi dhe kur doli rezultati dhe pa veten humbes ktheu drejtim dhe tha te hapen kutite e lepurit. Nuk mund te mbahet Shqiperia peng me kutite e lepurit. Shqiperia deshmoi me 28 qershor qe di te beje zgjedhje te lira zgjedhje me standarte dhe pikerisht edhe per kete shkak ne arritem te marrim liberalizimin e vizave u shpreh Sokol Olldashi Minister i Transporteve.

Ish ministri i Brendshem deklaroi gjithashtu se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dha rezultatet e saj ne levizjen e lire te shqiptareve. Me tej ministri Olldashi theksoi se te gjithe duhet te respektojne ne menyre rigoroze afatin e qendrimit ne hapesiren shengen si dhe domosdoshmerine e pajisjes me pasaportat biometrike.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›