Vizat, Sllovenia: BE të ndihmojë Shqipërinë dhe Bosnjën
LUBJANE - Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që t'i ndihmojnë Bosnjë Hercegovinës dhe Shqipërisë, në procesin për realizimin e kushteve për heqjen e vizave, raportojnë mediat sllovene.
BE-ja tashmë e ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe kjo, sipas ministrit Zhbogar, "ka nxitur reagim negativ në Bosnjë Hercegovinë".
Ai ka kërkzuar që të ndihmohen Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria, që deri në raportet e tetorit të arrijnë përparim më të madh, në mëynrë që pas Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, t'i arrijnë kushtet për liberalizim të vizave. /INA/