Vizat, Swoboda: Pezull nga kriza

“Ne nuk do të ndalojmë iniciativën tonë derisa të kemi një zgjidhje dhe Shqipëria duhet ta dijë se pa zgjidhje, zhvillimi i marrëdhënieve me BE-në do të ketë shumë, shumë probleme, duke përfshirë këtu dhe cështjen e liberalizimit të vizave. Nuk është qëllimi ynë të kërcënojmë, por të tregojmë rrugën për liberalizimin e vizave dhe negociatave për anëtarësim, dhe për këtë ne presim që Shqipëria të japë po ashtu kontribut”, ka deklaruar Swoboda, zv/president i APSDE ne PE.
Pyetjes së TCH, në c'mënyrë do ta bllokoni liberalizimin e vizave dhe a do ndërhyni dhe tek vendet anëtare, zyrtari evropian është përgjigjur:
“Ne duhet të vendosim për liberalizimin e vizave. Pa Parlamentin Europian, liberalizimi i vizave nuk bëhet”.
Ky kërcënim vjen pikërisht në kohën kur rekomandimi i Komisionit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen pritet t'i kalojë për shqyrtim Parlamentit Europian dhe rikthen debatin për rrezikun e heqjes së regjimit të vizave vetëm për Bosnjen.
TCH kontaktoi edhe me pjesëmarrësit e Partive Popullore Europiane në darkën e Strasburgut, pa mundur të marrë reagimet e tyre, pasi Joseph Daul ishte i zënë me një drekë pune me presidentin e Eurozones Jean-Claude Junker, pas të ciles u largua nga Brukseli.
Ndërsa Eduard Kukan ndodhej në Sllovaki, ku do të qëndrojë deri të hënën e ardhshme, e po kështu dhe Iannis Kasoulides, që do të qëndrojë në Qipro deri në fund të javës.