E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat ZMQ Europa hap dyert Shqiperia e varferpa infrastrukture

TIRAN- Pamundesi ekonomike per shume shqiptare dhe mungese infrastrukture per te udhetuar drejt Europes pavaresisht vendimit per levizjen e lire. Keto jane dy shqetesimet kryesore qe ka ngritur sot Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve gjate nje reagimi te saj per liberalizimin e vizave duke theksuar se edhe pse BE i hap rruget per shqiptaret ato mbeten ende te zena.

Sipas ZMQ-se lajmi i shumepritur prej vitesh eshte se Evropa po na i hap dyert por sfida e lindur se fundmi eshte si do te shkojme ne drejt saj
Veshtiresite dhe rradhet e gjata per terheqjen e pasaportave po shnderrohen ne pengese serioze dhe shqetesim per qyetetaret duke nxjerre ne pah mungesen e organizimit te mire te punes. Infrastruktura ajrore eshte monopolizuar vetem nga aeroporti i Rinasit i cili eshte i vetmi aeroport operativ ne vend. E duke mos u lejuar hapja e aeroporteve te tjera kemi mbetur vendi me cmimet me te larta ne Evrope per biletat e avionit brenda BE-se- thuhet ne deklarate.

Sipas ZMQ marreveshja e nenshkruar nga qeveria Nano per aeroportin e Rinasit qe ka cuar praktikisht ne monopol per trafikun ajror duhet te rishikohet dhe te liberalizohen trasporti ajror ne Shqiperi.
ZMQ duke kerkuar liberalizim te transportit ajror ngre shqetesim edhe per trafikun ujor duke kujtuar se ne mbetemi mbase i vetmi vend ne Bote i cili nuk ka ne pronesi te tij asnje traget udhetaresh nderkohe qe paraardhesit tane Ilire kishin me qindra te tille.

Shteti yne duhet te marre masa qe fillojne me marrjen lehtesisht te nje pasaporte biometrike dhe shmangien e vonesave qe po hasin ditet e fundit qyetetaret per te marre pasaporten e deri tek infrastruktura e udhetimit rrugor ajror e detar. Pasi tashme ceshtja e levizjes se lire pervec se nje ceshtje ligjore do te jete mbi te gjitha nje ceshtje ekonomike- thuhet me tej.

Ministri i Brendshem Lulzim Basha duke hapur fushaten sensibilizuese per procesin e liberalzimit te vizave ka kujtuar se levizja e lire nuk do te thote qendrim ne BE.



Autoritetet e Bashkimit Europian i frikesohen largimit masiv te shqiptareve pas liberalizimit te vizave ashtu sic ndodhi me shtetasit serbe dhe maqedonas. Raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Europian Tanja Fajon kerkoi nga autoritetet shqiptare qe te informojne qytetaret mbi rregullat e levizjes se lire.

Duhet te informoni qytetaret se cdo te thote liberalizim kam frike qe qytetaret mund te perdorin kete ne menyra te ndryshme dhe kjo do te jete problem per qeverine dhe politiken- u shpreh Fajon.

Raportuesja per Shqiperine paralajmeroi vendin tone se ne rast se ky rregull nuk do te zbatohet atehere mund te kete nje rikthim te regjimit te vizave per shqiptaret.
Qytetaret te kuptojne se liberalizimi i vizave do te thote te qendrosh vetem 3 muaj nuk te jep te drejte per pune azil apo nenshtetesi ne te kundert disa vende mund te rikthejne regjimin e vizave- tha Fajon.

Duke folur per votimin qe pritet te ndodhe ne Keshillim e Ministrave me 8 nentor eurodeputetja u shpreh e sigurt se vendet anetare te Bashkimit Europian do ti japin driten jeshile propozimit te Parlamentit Europian per heqjen e vizave per qytetaret e dy vendeve ballkanike.

Sipas raportueses Fajon Shqiperia teknikisht i ka plotesuar te gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme. Pres qe vendet anetare ta pranojne ne fillim te nentorit propozimin dhe te japin driten jeshile. Shqiperia teknikisht i ka arritur te gjitha kriteret. Nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme- deklaroi Fajon.

Eurodeputetja vleresoi procesin e liberalizimit si teknik duke rrezuar pretendimet e mazhorances se opozita ka qene pengese per liberalizimin e vizave per vendin tone. Gjithsesi eurodeputetja Fajon sqaroi se situata politike ne Shqiperine gjate gjithe kesaj periudhe nuk ka ndihmuar shume ne procesin e heqjes se vizave per qytetaret.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›