E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat kosovaret nekerkim te pasaportaveshqiptare

TIRANE- Kosovaret jane ne kerkim te pasaportave shqiptare tashme qe liberalizimi i vizave u mundeson shqiptareve te levizin lirisht ne zonen Shengen.

Zyrtare te qeverise se Kosoves bene te ditur se pas heqjes se vizave per udhetimet e shtetasve te Shqiperise ne zonen Shengen shume kosovare po perpiqen te perfitojne nga shtetesia shqiptare per te mos mbetur te izoluar ne Ballkan. Shteti me i ri ne bote eshte i vetmi vend ne rajon shtetasit e te cilit nuk mund te qarkullojne lirisht ne Bashkimin Europian.

Ministri ne doreheqje i Integrimit Evropian Besim Beqaj deklaroi per BBC-ne se historia ka treguar qe pas liberalizimit te vizave me Serbine shume shqiptare te Kosoves jane pajisur me pasaporta serbe dhe e njejta tani do te ndodhe edhe me Shqiperine.
Ka qene nje fshehtesi publike nese mund ta quaj keshtu qe qytetaret tane kane mundur te shkojne ne Serbi dhe te blejne pasaporta biometrike - thote ai.

Nderkohe Ambasada Shqiptare ne Prishtine ben te ditur nuk ka pare ende nje fluks te madh qytetaresh kosovare qe duan te perfitojne shtetesine dhe pasaportat shqiptare. Kjo mund te ndodhe por nuk eshte ende ne nivele shqetesuese - deklaroi dje per Gazeten Shqiptare Islam Lauka ambasador i Shqiperise ne Kosove.

e.n/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›