E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita në Izrael, Nishani takim me Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё Karmiel

20-06-2013 / Gazeta 55

Shqiptarёt me origjinё hebreje ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael

Ditёn e dytё tё qёndrimit nё Izrael, Presidenti i Republikёs e mbylli me Komunitetin Shqiptaro-Hebre tё qytetit tё Karmiel. Nё fjalёn e tij tё mirёseardhjes, kryetari i Bashkisё sё Karmiel, zoti Adi Eldar, shprehu kёnaqёsinё pёr praninё e Presidentit Nishani dhe delegacionit qё e shoqёron nё kёtё qytet. Sipas tij, shqiptarёt me origjinё hebreje janё nga ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael.
Presidenti Nishani falenderoi bashkinё e Karmielit dhe kryetarin e saj Eldar pёr pritjen e shkёlqyer pёr qytetarёt e Shqipёrisё, bashkёkombas të Izraelit, duke shtuar se ata janё gjithashtu njё urё e fortё nё miqёsinё tradicionale dhe tё sprovuar mes dy popujve dhe promovuesit mё tё aftё tё imazhit tё Shqipёrisё nё Izrael.
Mё tej, Kreu i Shtetit informoi tё pranishmit pёr zhvillimet e gjithanshme, nё konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, nё fushёn ekonomike dhe politike nё Shqipёri, pёr tё ardhmen e saj evropiane dhe rolin konstruktiv nё rajon dhe i ftoi tё bёhen pjesё e kёtij zhvillimi nё mёnyrё konkrete, pёrmes inkurajimit tё turistёve dhe investitorёvё izraelitё pёr tё ardhur nё Shqipёri, ose pёrmes dhёnies sё mendimeve dhe ekspertizёs sё tyre, duke vёnё nё dukje se Presidenti i Republikës ka krijuar `rrjetin e miqve tё Shqipёrisё` pёr kёtё qёllim.
Bashkёbisedimi u mbyll me njё komunikim shumё tё lirshёm, gjatё tё cilit Presidenti Nishani iu pёrgjigj interesimit qё shumё nga pjesёmarrёsit paraqitёn pёr situatёn dhe tё ardhmen e Shqipёrisё, pёr çёshtje tё karakterit ligjor, mundёsitё e ruajtjes sё trashëgimisё kulturore dhe gjuhёs shqipe te gjeneratat e ardhshme tё shqiptarёve nё Izrael, mundёsitё e zhvillimit tё turizmit, lidhjes direkte ajrore Tiranё – Tel Aviv, etj..

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›