E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizite e paparalajmeruar e Hollande ne Afganistan

Presidenti i Francës, Francois Hollande, mbërriti të premten në Afganistan, në një vizitë të palajmëruar më parë.

Hollande, i cili mori detyrën më parë gjatë muajit, pritet të qëndrojë vetëm disa orë në Kabul, mjaftueshëm sa për të takuar trupat franceze në vend dhe për t’u takuar me presidentin Hamid Karzai.

Presidenti i sapozgjedhur francez ka deklaruar se do të tërheqë trupat nga Afganistani përpara fundit në vitit, duke afruar afatin përfundimtar të vendosur nga Nicolas Sarkozy.

Hollande pritet që t’i shpjegojë ushtarëve edhe arsyet që e kanë shtyrë të rimodelojë qëndrimin e Parisit zyrtar ndaj prezencën në vendin e trazuar aziatik.

Aktualisht, Franca ka një kontigjent prej 3 350 trupash që shërbejnë në Afganistan, ndërsa ka humbur në luftime 83 trupa që prej nisjes së angazhimit, në vitin 2001.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›