E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhin transformatorin Kallmeti dy jave pa energji 1 2 3 4 5 1 vote e

  Vjedhja e transformatorit në kabinën numër katër në bregun e lumit Drin ka lënë prej 2 javësh 50 familje të Kallmetit në Lezhë pa energji elektrike. Ata thonë se janë pagues të rregullt të energjisë dhe se tani jetojnë mes vështirësive që krijohen nga mungesa kaq e gjatë e dritave. Por ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjes së transformatorëve apo edhe linjave të tëra përcjellëse të energjisë në Qarkun e Lezhës.
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 ) Lexo të plotë ...   Meta akuzon prokurorinë: Celulë terroriste 1 2 3 4 5 (3 vota) e martë , 12 korrik 2011 Kreu i LSI-së, Ilir Meta akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se e ka hetuar atë me metodat e ish-sigurimit të shtetit, duke shkelur në mënyrë të hapur e të përsëritur ligjin. Sipas Metës, Prokuroria nuk ka pasur qëllim të zbardh të vërtetën, por për të vepruar si celul ekstremiste për të dëmtuar LSI për arsye elektorale.
Lexo të plotë ...   Falsifikonin pasaportat. Arrest me burg për katër të arrestuarit 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 12 korrik 2011 Gjykata e Faktit në Korçë vendosi masën e sigurisë “arrest me Burg” për katër personat e ndalua nën akuzën e falsifikimit të dokumentave  biometrike të identitetit për persona të njohur si kontigjente të krimit. Masa është marrë ndaj Artur Fetos 36- vjec, Relis Mullës 27- vjeç specialist i IT pranë firmës të prodhimit të pasaportave, Armant Cenollit 21- vjeç operator aplikimi pranë Kompanisë dhe Setki Mullës 57- vjeç pedagog i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Të katër këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shumës 7000 euro, u siguronin personave me precedentë penalë pasaporta të reja me indentitete të rreme.
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 )   Refuzimi i opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës në Kolegj 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 12 korrik 2011 Edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës do të vendoset nga Kolegji Zgjedhor. Shpërndarja e mandateve të këshillit ka dështuar në miratimin në parim, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i mbledhur pasditen e së hënës për këtë çështje.
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 korrik 2011 ) Lexo të plotë ...   Gjyqi ndaj Metës, Gjykata: Ok shqyrtimit në themel 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 11 korrik 2011 Gjykata e Lartë ka vendosur të shqyrtojë në themel çështjen ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta. Në një seancë maratonë që zgjati më shumë se 6 orë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Ardian Dvorani, rrëzoi  kërkesat e bëra kohë më parë të avokatëve të Ilir Metës, për pavlefshmëri të hetimeve si jashtë afateve.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 korrik 2011 ) Lexo të plotë ...   Bashkia e Tiranës, Ristani: Kolegji provoi ligjshmërinë 1 2 3 4 5 (11 vota) e hënë , 11 korrik 2011 Mesi i gushtit sipas të gjitha gjasave do të shënojë dhe fundin e maratonës 3 mujore të zgjedhjeve vendore. Një parashikim optimist i kryetarit të komisionit që menaxhon zgjedhjet, e çon pikërisht në këtë periudhë certifikimin përfundimtar të rezultatit të 8 majit, pas mbylljes së zgjedhjeve edhe në 10 komuna ku nuk u votua fare.

Lexo të plotë ...   Votim unanim, Berisha: Kolegji leksion për Ramën 1 2 3 4 5 (13 vota) e hënë , 11 korrik 2011 Finalizimi i zgjedhjeve të 8 majit sjell oferta të reja politike nga demokratët drejtuar socialistëve. Në këmbim të 3/5 të votave në Parlament, e djathta është e gatshme të pranojë çdo amendament që opozita ofron. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se oferta e tij nuk ka asnjë kufi, por ai ftoi opozitën që t’ia nisë me propozime mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Lexo të plotë ...   Më pak diplomatë, Turdiu: Rrit kostot në mes të vitit 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 11 korrik 2011 Reduktimi i parave për pjesën e mbetur të vitit, detyron Ministrinë e Jashtme të shkurtojë personelin diplomatik.

Lexo të plotë ...   Topi-Pacolli, hapësirë mbarëkombëtare zhvillimi 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 11 korrik 2011 E ardhmja e përbashkët europiane e Shqipërisë dhe Kosovës ishte temë kryesore e takimit mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe dy Zëvendëskryeministrave kosovarë Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari-Lila.
Lexo të plotë ...   Sulm Mevlan Shanajt, fqinji qëllon me armë drejt banesës 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 11 korrik 2011 Sulmohet me armë shtëpia e aktorit Mevlan Shanaj, në Rushemisht të Pogradecit. Të dielën në mbrëmje pronari i hotel-restorantit që gjendet pranë vilës së Shanajt, Adrian Hoxhallari 41 vjeç ka qëlluar me me tetë plumba pistolete në drejtim të dritareve të shtëpisë, brenda të cilës ishte bashkëshortja e aktorit, poetja Natasha Lako dhe vajza së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Fatmirësisht plumbat kanë qëlluar suvatë dhe betonet zbukuruese të vilës, pa prekur askënd. Në këtë moment vetë aktori nuk gjendej në vilë.

Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›