E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja 150 mije euro me karta bankare solli prangat ndaj grupit hajdut

Provat e operacionit Skimer2

Tirane 4 shkurt 2011 NOA- Kater persona u arrestuan nga policia ne nje operacion te koduar Skimer 2 pasi akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin me karta bankare te falsifikuara.

Nje bashkepunim mes Policise se Qarkut Kukes Durres dhe Tirane ka vene ne pranga

Selatin Milaim Krasniqi 36-vjec Ergyn  Shena Sylejmani 26-vjec Ilaim Isa Potoko 28-vjec te tre lindur dhe banues ne Prishtine si dhe Agim Osman Sulo  52-vjec lindur dhe banues ne Elbasan biznesmen.

Arrestimi i ketyre shtetasve eshte bere pasi akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin me karta bankare te falsifikuara kane kryer nje numer te konsiderueshem transaksionesh bankare ne vlere rreth 150 mije euro nepermjet terminaleve POS te vendosura ne disa nga subjektet tregtare kryesisht te zones se plazhit te Durresit qendrave tregtare ne Tirane Durres dhe Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer nje sere sulmesh te suksesshme me karta bankare  te falsifikuara  ne bankomate te bankave te nivelit te dyte ne Tirane  ne muajt Shtator-Tetor.

Nderkohe gjate muajve Janar-Shkurt 2011 kane kryer blerje te mallrave ushqimore mallra industriale furnizme me karburat te mjeteve me te cilat qarkullonin ne disa supermarkete bare e restorante  hotele dhe pika karburanti nepermjet terminaleve POS qe ofronin keto sherbime.

Gjate kesaj periudhe kane kryer mbi 100 transaksione  me vlere rreth 150 mije euro. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar pajisje kompjuterike Skimmer qe sherbejne per klonimin e kartave dhjetera karta plastike me shirit magnetik ne te cilat jane hedhur te dhena te kartave bankare te vjedhura nje kompjuter Lapotop qe ka sherbyer per programimin e ketyre te dhenave si dhe  nje automjet tip Fuoristrade etj.

a.y/NOA

Tagsarrestohen falsifikim karta

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›