Vjedhja e pikturave shtyhet gjyqi

Gjykimi i tre rumunëve, të akuzuar për vjedhjen e shtatë pikturave të
famshme, nga një muze holandez, është hapur dhe shtyrë menjëherë, të
martën në Bukuresht.
Gjykata ka thënë se duhet më shumë kohë për të shqyrtuar disa çështje.Gjykimi, i cili do të rinisë muajin e ardhshëm, ka filluar me frikën se pikturat, që përfshijnë vepra të Monetit, Picassos dhe Gauguinit, mund të jenë shkatërruar. Pesë të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në seancë, ndërsa i dyshuari i gjashtë do të gjykohet në mungesë. Pikturat janë vjedhur në një muze të Roterdamit tetorin e kaluar. / Top Channel