Vjedhje makinash me karrotrece
TIRANE - Grabitja e makinave i ka lene vendin vjedhjeve me karrotrece. Policia e Tiranes ka zbuluar dhe ndaluar nje 24-vjecar qe perdorte tekniken me te fundit per te vjedhur automjetet e parkuara. Ledian Leka eshte vene ne pranga, nderkohe qe dy bashkepunetore te tij, Arman Hasani dhe Erand Orhani, jane shpallur ne kerkim. Policia kishte marre disa denoncime per vjedhjen e makinave me karrotrec, por nuk gjendeshin ne asnje pike bllokimi. Ketu ka nisur dhe hetimi qe ka cuar ne zbulimin e kesaj bande. Sipas te dhenave nga uniformat blu, i arrestuari dhe bashkepunetoret kishin perdorur kete menyre per te vjedhur disa makina, dy prej te cilave