Vjosa dyfishon ndotjen

Vjosa lumi më i rëndësishëm për nga gjatësia dhe prurja e ujërave në
rajonin Jugor rezulton në 80% t ë rrjedhës së tij i ndotur.
Sipas ekspertëve rajonalë të mjedisit lumi i cili përshkon me 192 km territorin shqiptar rrit parametrat e ndotjes sapo hyn në Shqipëri. Përgjatë luginës së Vjosës një luginë që përshkon terrene malore kanë ekzistuar ekosisteme natyrore shumë të çmuara, njëkohësisht habitate natyrale për disa kafshë të rralla.
Ende sot në territorin e Greqisë përgjatë 80 km të Vjosës janë të vendosur disa parqe kombëtare ku jetojnë arinjtë e murrmë. Profesor Lavdi Hasani një studiues që merret prej më shumë se 10 vitesh me çështjet e ndotjes së pellgjeve ujorë, bën me dije se rreziku i shkatërrimit të mëtejshëm të ekosistemit është i lartë.
Ai vë në themel të shfarosjes së rrapit lumor kontaminimin e ujërave nëntokësorë me baktere patogjene, baktere të cilat kanë sulmuar sistemin rrënjor të bimësisë lumore.
Në fakt përgjatë gjithë luginës deri në grykëderdhje janë të vendosura më shumë se 40 komuna dhe bashki që rezultojnë edhe ndotësit kryesore të luginës. Ndërkaq Agjensitë Rajonale e Mjedisit kanë gjobitur disa komuna që derdhin mbeturinat e tyre në lumë por kjo nuk po e ndryshon cilësinë e ujërave. Asqeri Buzheri kreu i Agjensisë rajonale të Mjedist në Gjirokastër flet për një situatë më të stabilizuar, megjithëse pranon se Agjensia nuk disponon asnjë mjet për të vlerësuar nivelin e ndotjes në Vjosë.